Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E PAPRITUR/ U tha se kishte dhënë dorëheqjen nga Vllaznia, drejtori sportiv sqaron TË VËRTETËN: Jam ende nën kontratë me klubin

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ U tha se kishte dhënë dorëheqjen nga Vllaznia,
Vioresin Sinani

Pak orë më parë u përfol mbi një dorëheqje të drejtorit sportiv të Vllaznisë, Vioresin Sinani, i ardhur si pasojë e bojkotit të lojtarëve, disa ditë para ndeshjes me Dinamon.

Mirëpo, burimet për “Shkodra Sport” e kanë hedhur poshtë këtë hipotezë, përmes deklaratave të Sinanit që është shprehur shkurtimisht mbi këto aludime.

“Nuk është e vërtetë që kam dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit spoirtiv. Mund të them vetëm që jam nën kontratë me ekipin, klubin e Vllaznisë dhe kaq”, ishin fjalët e Sinanit.

Këto pretendime të hedhura poshtë, bëjnë që lajmi që po qarkullon mbi emërimin e Alban Nezirit në këtë post të mbeten “pezull”, deri në një konfirmim të situatës brenda klubit.

 

Lexo gjithashtu