Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E PAPRITUR/ Ka luajtur me Eintracht Frankfurt dhe Belgjikën, bomberi kërkon të jetë pjesë e Kombëtares! “Topi në këmbët” e Maran

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Ka luajtur me Eintracht Frankfurt dhe Belgjikën, bomberi
Eintracht Frankfurt, Federata Belge dhe FSHF

Alessandro Albanese po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, 6 gola dhe 3 asiste në 12 ndeshje, të gjitha kompeticionet me skuadrën e Egnatias.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, gazetari sportiv, Mantho Prokopi ka zbuluar lajmin se Albanese dëshiron të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare.

Për të përforcuar këtë ide, ka menduar vetë sulmuesi belg, i cili e ka postuar në “story”-n e Instagramit. Mbetet për t’u parë nëse trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran do e marrë në konsideratë në të ardhmen.

26-vjeçari në të kaluarën ka luajtur me Eintracht Frankfurt U19, sikurse me moshat e Belgjikës. Sipas “Transfermarkt”, vlera e Alessandro Albaneses shkon deri në 500 mijë.  

E PAPRITUR/ Ka luajtur me Eintracht Frankfurt dhe Belgjikën, bomberi
"Story" i Alessandro Albaneses

 

Lexo gjithashtu