Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E mbylli me nder në Rrogozhinë për të nisur kapitullin e ri në Malajzi, REAGON Xhemajli: Krenar që kam qenë pjesë e historisë, largohem me shumë kujtime

Shkruar nga NEWSPORT
E mbylli me nder në Rrogozhinë për të nisur kapitullin e ri
Albano Aleksi dhe Arbeni Xhemajli

Arbenit Xhemajli vendosi që të mbyllte përfundimisht aventurën e tij te Egnatia për të kaluar te Selangor në kampionatin malazez.

Ditën e sotme, qendërmbrojtësi u prezantua tek klubi i kuq, ndërsa pak orë më pak ka zgjedhur të bëjë një reagim në profilin e tij në Instagram, ku i drejtohet ish-ekipit, presidentit Demrozi dhe të gjithë atyre që kontribuan në rrugëtimin historik të rrogozhinasve. 

POSTIMI: 

"Faleminderit Egnatia, faleminderit Rrogozhinë, faleminderit Shqipëri! Jam krenar që kam qenë pjesë e historisë së këtij klubi dhe mirënjohës për çdo moment që kemi përjetuar së bashku.

Dua të falenderoj presidentin Agim Demrozin dhe drejtor Klejdi Zenelajn për besimin dhe mbështetjen. Gjithashtu falenderoj të gjithë stafin, trajnerët, bashkëlojtarët e mi dhe çdo person që ka kontribuar në këtë rrugëtim të mrekullueshëm. Një falenderim i veçantë shkon dhe për tifozët.

Largohem me shumë kujtime dhe krenarinë që kam dhënë gjithçka për këtë fanellë. Ky klub do ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time."

E mbylli me nder në Rrogozhinë për të nisur kapitullin e ri
 

 

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu