Blerim Kotobelli
Blerim Kotobelli do të jetë futbollisti i ri i Flamurtarit. Burimet për mediat raportojnë se ish-kapiteni i Teutës ka hedhur firmën mbi kontratë dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet te vlonjatët.
Kujtojmë se mbrojtësi i krahut të majtë, njoftoi “divorcin” me durrsakët duke lënë të kuptohet se ndryshimi i planeve solli edhe ndarjen e “udhëve” mes palëve.
Për ekipin vlonjat që drejtohet nga trajneri Oltijon Kërnaja në pankinë dhe që kërkon rikthimin në Superiore vitin e ardhshëm, afrimi i Kotobellit shton më shumë cilësitë dhe eksperiencën në prapavijë.
Poll






