Florin Bratu
Partizani ka marrë tashmë vendimin e prerë sa i takon trajnerit Florin Bratu. Pas humbjes në derbi me Tiranën, 1-3 në “Air Albania”, rumuni do të largohet nga të kuqtë pas vetëm 6 ndeshjesh në stol, raportojnë burime për mediat.
Forma e dobët e shfaqur, ku Bratu ia doli të fitojë të vetmen ndeshje, atë me Vllazninë në “Loro Boriçi”, shtojmë këtu edhe 4 humbje dhe një tjetër barazim, nuk e kanë justifikuar aspak besimin që drejtuesit i dhanë teknikut pas emërimit në qershor.
Tashmë drejtuesit do të nisin nga puna për të gjetur pasuesin e rumunit që largohet nga Partizani me shumë zhgënjime, kritika dhe lënien e “Demave të Kuq” në pozita shumë të vështira, vendi i 9-të në klasifikim me vetëm 4 pikë.






