Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E KRYER/ Elbasani “pa frena” në merkato, nënkampionët e Superiores sigurojnë firmën e ish-it të kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Elbasani “pa frena” në merkato, nënkampionët
Atdhe Mazari

Atdhe Mazari do të jetë futbollisti i ri i Elbasanit. Burimet për mediat raportojnë se 25-vjeçari ka firmosur për verdheblutë dhe do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm 2026/27.

Sulmuesi i krahut të djathtë vjen nga NK Varazdin, skuadër që militon në elitën e fundit kroat, ndërsa më parë është aktivizuar dhe në kampionatin maqedonas, me Shkëndijën e Tetovës, Strugën, Rabotnickin, Ohrid Lihnidos, Pobeda Prilep.

Një përforcim i rëndësishëm për trajnerin Ivan Gvozdenovic në repartin ofensiv, në vigjilje të sezonit në Superiore.

 

Poll

Lexo gjithashtu