Egnatia ka udhëtuar drejt Dublinit, për ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Europa League, aty ku do të përballet me Shamrock Rovers. Sfida e cila do të luhet të martën në stadiumin “Tallaght Stadium” do të nisë prej orës 21:00.
Në listën e publikuar mëngjesin e kësaj të hëne, në radhët e kampionëve të Shqipërisë vihet re një mungesë dhe fjala është për Arbenit Xhemajlin. Shkak për këtë manovër është bërë shitja e mbrojtësit drejt kampionatit malajzez.
Emri i skuadrës së re të 28-vjeçarit ende nuk bëhet e ditur, por marrëveshja mes dy klubeve është arritur. Sa i përket shifrave të operacionit të rëna dakord, rrogozhinasit do të përfitojnë 100 mijë euro.
Nevoja për të plotësuar këtë boshllëk, bën që drejtuesit të futen sërish në merkato për gjetjen e zëvendësuesit të tij. Kujtojmë se Xhemajli u transferua tek Egnatia si futbollist i lirë pas eksperiencës në Zvicër me ekipin e FC Vaduz, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Sunderland në Premier League.
Me Egnatian, shtatlarti i mbrojtjes fitoi tre tituj radhazi kampion, duke u kthyer në liderin absolut në prapavijë, për ish-trajnerin Edlir Tetova si dhe për Nevil Deden.






