Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“E kishim lojën në dorë, te goli i pësuar të pafat”, Gvozdenovic “zbulon” defektin te Elbasani pas barazimit me Vorën

Shkruar nga NEWSPORT
“E kishim lojën në dorë, te goli i pësuar të
Ivan Gvozdenovic

Elbasani doli me vetëm një pikë nga përballja me Vorën në ndeshjen e javës së 6-të të Superiores, zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfunduar në shifrat 1-1. Pas duelit, foli për mediat, trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenovic.

“Nga barazimi në barazim? Sa i mërzitur si nisi? Jemi shumë mërzitur. E kishim lojën në dorë, por erdhi goli i pafat. Ishim pak si frikë. Ishim përgatitur, ishin rastet me Nikaj, Bruno. Pastaj futbolli ka gjithmonë një surprizë. Ishim të pafat, doli rasti për Vorën dhe 1-1.

Pashë një Elbasan të shndërruar, u zgjat shumë në pjesën e dytë? Çfarë ndodhi? Jo, nga ana fizike jemi gati jemi shumë të fortë. Ishte presioni psikologjik pas golit të Vorës. Duhet menaxhuar pak më mirë nga ana e psikologjike. Tani, mendimi çfarë mund të bëjmë është të menaxhojmë situata kur nuk ka rezultat pozitiv dhe duam ta rregullojmë një javë para Korçës.

Një pikë për ndeshje, sa e kompromenton sezonin? Po patjetër, 7 pikë është shumë pak dhe jemi shumë të mërzitur. Nuk jemi mirë nga pikët. Duhet të punojmë më shumë nga ana psikologjike. Kemi shumë nevojë për pikë, jemi keq dhe nuk jemi të kënaqur”, tha Gvozdenovic.

Lexo gjithashtu