Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“E gjeta ilaçin për Elbasanin”, Gvozdenovic e thotë TROÇ pas fitores me Egnatian dhe “zhduk” fjalën titull: Kemi tjetër objektiv

Shkruar nga NEWSPORT
“E gjeta ilaçin për Elbasanin”, Gvozdenovic e thotë
Ivan Gvozdenovic

Elbasani i ka “hedhur pas krahëve” problemet në rezultate dhe ka marrë fitoren e parë në këtë edicion të ri, fitorja 2 – 1 kundër kampionëve të Egnatias, java e 4-të e Abissnet Superiore. Pas triumfit, foli për mediat trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic:

“E gjeta ilaçin për Elbasanin, por edhe një besim i madh. Kishim nevojë për fitoren. Tashmë mund të flasim pak më shumë. Për ne, ishte një javë shumë e vështirë, sidomos pas humbjes me Dinamon.

Thashë herën e fundit, ekipi do flasi në fushë. Sot ekipi ishte në ekuilibër të mirë, mund të kishim shënuar edhe një gol më shumë. Kam shumë respekt për Egnatian.

Me ndërrimet e tyre, na vendosën në vështirësi. Fitore e madhe për ne. Një javë e qetë, ama vjen ndeshja e radhës. Te goli i pësuar mund të kishim bërë më mirë. Ishim disi të paorjentuar. Goli i tyre erdhi edhe nga aftësia e rivalit.

Në pjesën e parë me Mazari, Nikaj dhe Tresa, ishim shumë motorikë. Funksionoi. Ditë shumë e veçantë për ne. Do mendojmë për javën tjetër, sot jam shumë i kënaqur.

Në mesfushë kishim besim të madh. Vitin e kaluar ishim shumë mirë. Tani kemi tjetër objektiv. Por prap… Sot fituam dhe jemi më të qetë. Gjithsesi kemi shumë punë përpara”.   

Poll

Lexo gjithashtu