Xhevahir Sukaj
Në postimin e bërë pak minuta më parë në rrjetet sociale, klubi i Partizanit bëri të ditur marrëveshjen me mesfushorin ofensiv Sebastjan Spahiu, kalim me parametra zero.
“Arkitekti” i kësaj lëvizje ka rezultuar ish-sulmuesi i “Demave të Kuq”, Xhevahir Sukaj. Ky i fundit e ka bindur Spahiun të bashkohet me 17 herë kampionët e Shqipërisë.
Sukaj, gjatë kohës kur ishte aktiv në futboll me ekipin e kuq nga kryeqyteti, e “njihte” mirë portën e Tiranës, duke u shënuar shpesh bardhebluve në derbi.
Postimi i Partizanit






