Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Drejtuesit e Tiranës “hapin thesin”, paguhen miliona para ndeshjes me Elbasanin

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtuesit e Tiranës “hapin thesin”, paguhen miliona para
Tirana

Tirana do të ketë sërish mbështetjen e tifozëve në ndeshjen ndaj Elbasanit, e vlefshme për javën e pestë të "Abissnet Superiore". Bardheblutë kanë vendosur të paguajnë gjobën prej 5 milionë lekësh të vjetër, duke fituar të drejtën për rikthimin e tifozëve në stadium.

Klubi kryeqytetas ishte i detyruar të luante pa tifozë në sfidën ndaj Vorës, si pasojë e dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës. Rregullorja parashikon mundësinë e shlyerjes së gjobës vetëm pasi të jetë vuajtur gjysma e pezullimit.

Takimi mes Tiranës dhe Elbasanit është planifikuar të zhvillohet më 20 shtator në stadiumin “Selman Stërmasi”, i cili figuron në kalendarin zyrtar të kampionatit.

Pas katër javësh, Elbasani numëron 5 pikë në renditje, një më shumë se Tirana, duke e bërë përballjen edhe më të rëndësishme për të dy skuadrat.

Poll

Lexo gjithashtu