Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo për reagim në “Elbasan Arena”, Teuta e ka “ndarë mendjen” të vazhdojë me ritmin e pandalshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo për reagim në “Elbasan Arena”, Teuta e ka
Dinamo - Teuta nga edicioni i kaluar

Dinamo – Teuta do të jetë përballja që do të ngre siparin e javës së 7-të të “Abissnet Superiore”. Kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e nesërme në “Elbasan Arena”, prej orës 18:30.

Pritësit e këtij dueli presin një kundërshtar të “uritur” për vazhdimësi, ndërsa vetë kryeqytetasit duan medoemos të shfaqin reagimin e tyre pas asaj humbje në Shkodër.

Durrsakët mbartin me vete një ecuri që reflekton një skuadër pretendente për titull dhe si e tillë kërkon të imponojë dominimin e saj edhe përballë rivalit me të cilin do të zbresin në fushën e lojës këtë të premte. Sakaq, te dinamovitët, nuk vlen asgjë tjetër përpos fitores për të mos u shkëputur nga dy vendet e kreut dhe mbajtur gjallë garën për Superioren.

Në “Elbasan Arena” parashikohet një ndeshje e luftuar e ku të dyja skuadrat do të zbresin në fushë me objektiva të qartë dhe “karta të hapura”.

Lexo gjithashtu