Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Derbi i parë u “vesh” me ngjyrat blu, vjen reagimi i kapitenit të “Nëndetëses”

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi i parë u “vesh” me ngjyrat blu, vjen reagimi i kapitenit
Dinamo

Një derbi i fituar dhe 9 pikë në tre javët e fundit. Rikthimi i Dinamos në kampionat nuk vonoi, pas asaj humbje në ndeshjen e parë përballë Vorës, teksa këtë herë “Nëndetësja Blu” ia doli të mposhtë Partizanin me rezultatin 2-4.

Duel që i pati të gjitha brenda, rastet e shuma nga të dyja kampet, por që në fund i buzëqeshi pikërisht dinamovitëve që ishin më efikasë në metrat e fundit.

Kjo fitore është shijuar shumë në radhët e skuadrës, e sidomos nga kapiteni Bruno Dita, i cili ka zgjedhur të bëjë një postim në “story”-n e tij në Instagram me zemrën blu dhe hashtagun: derbywin, një derbi i fituar.

Një mesazh që derbi i parë i sezonit mori pikërisht ngjyrat e skuadrës së Dinamos dhe se pikërisht “blutë” kryeqytetas po vazhdojnë me “marshin” e duhur drejt fitoreve, duke mos iu shkëputur për asnjë çast vendeve të para ku siç duket, po marrin pak nga pak edhe identitetin e pretendentit për titull të këtij edicioni.

Derbi i parë u “vesh” me ngjyrat blu, vjen reagimi i kapitenit
 

 

Poll

Lexo gjithashtu