Partizani do të jetë pritës i derbit të parë të kryeqytetit përballë Tiranës, ndeshje e cila do të zhvillohet të dielën në orën 18:30 në stadiumin “Air Albania, për llogari të javës së 6-të të Superiores.
Të kuqtë kanë zgjedhur që të hedhin hapin e parë për të ndezur sfidën disa ditë para se të luhet, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në posterin informues, klubi i Partizanit shfaq futbollistët, ku spikasin sulmuesit si Sidibe, Toma, Human.
Sfondi tregon një tjetër shenjë dalluese ku dominon e kuqja, ngjyrë të cilën Partizani kërkon ta “stampojë” në kryeqytet. Duhet thënë se kjo përballje i gjen të dyja skuadrat në një formë jo të mirë, ndaj dhe karakteri i një derbi të tillë do t’u shërbejë për të dalë nga situata.
View this post on Instagram






