Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Derbi i kryeqytetit i vendos Partizanin dhe Tiranën në dy udhëkryqe: Kthesa ose... tatëpjeta

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi i kryeqytetit i vendos Partizanin dhe Tiranën në dy
Partizani-Tirana nga sezoni i kaluar

Të dielën do të luhet derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon të “Abissnet Superiores”. Ndeshja e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, për llogari të javës së 6-të, do të nisë prej orës 18:30.

Në këtë duel, nuk ka një rrugë të mesme për këto dy skuadra, çfarë do të thotë se një barazim është ekuivalent me dështimin. Marrë parasysh dhe renditjen aktuale, bardheblutë dhe të kuqtë e kanë “obligim” të tentojnë maksimumin e pikëve.

Zakonisht, në ndeshjet derbi “testohet” edhe potenciali i skuadrës për të “kthyer faqen” në rezultatet pozitive, ndaj dhe në “Air Albania”, njëra prej tyre do të ketë të drejtën të gëzojë, së paku të “ngre kokë”. Përndryshe, tatëpjeta mund t’i rikthejë në “ujëra të turbullt”.

Lexo gjithashtu