Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Deja-vu” e përsëritur, derbi i kushtoi sërish “kokën” trajnerit të Partizanit, të kuqtë gjetën zgjidhje te ekipi B (PRECEDENTI)

Shkruar nga NEWSPORT
“Deja-vu” e përsëritur, derbi i kushtoi sërish
Florin Bratu/ Derbi Partizani-Tirana/ Mladen Milinkovic

Largimi i Florin Bratu nga Partizani ishte një zgjedhje emergjente në një kohë kur nevojitet një vendim urgjent pas humbjes në derbi 1-3 nga Tirana. Trajneri rumun u shkarkua nga drejtuesit të cilët nuk e justifikuan për rezultatet zhgënjyese të cilat cënuan dhe objektivat e “Demave të Kuq” që ndodhen në pozita të vështira në klasifikimin e “Abissnet Superiore”, pas javës së 6-të.

Që prej ditës së djeshme, skuadra e Partizanit është drejtuar nga Alfred Deliallisi, trajneri i ekipi B të të kuqve, i cili do të qëndrojë në pankinën e “Demave” deri në çastin kur presidenti të zgjedhë pasuesin e Bratusë që do të ulet në stol dhe do të vazhdojë punën e lënë në gjysmë.

Nëse i referohemi këtij momenti, te Partizani po përjetohet një “deja-vu”, pra diçka që ka ndodhur edhe në të kaluarën. Një vit më parë ishte Mladen Milinkovic ai që u shkarkua pas humbjes në derbi, njëjtë siç ndodhi edhe sivjet me Florin Bratun në “Air Albania”. Asokohe, drejtimin e skuadrës e mori Oltijon Kërnaja, i cili ringriti moralin dhe psikologjinë e djemve duke i udhëhequr deri në fundin e sezonit të rregullt.

Lexo gjithashtu