Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Bullgarët kanë në “duar” fatin e Egnatias në Rrogozhinë, Dinamos së Ilir Dajës i caktojnë grekët (ARBITRAT E NDESHJEVE)

Shkruar nga NEWSPORT
Bullgarët kanë në “duar” fatin e Egnatias në
Egnatia dhe Dinamo / Europa League dhe Conference League, arbitrat e ndeshjeve

Dy ndeshje të një rëndësie të lartë dhe që luhen paralelisht në të njëjtën orë, 21:00. 90 minuta vendimtare për Egnatian dhe Dinamon që do të tentojnë të përmbysin rezultatet e ndeshjeve të para përballë Shamrock Rovers dhe Audas.

Rrogozhinasit gjenden përballë një disavantazhi më të theksuar ndaj irlandezëve, 3-1 takimi në Dublin dhe në “Arena Egnatia”, ekipi i drejtuar nga trajneri Nevil Dede do bëj çmos që shifrat të përmbysen në favorin e tyre dhe të prekin një objektiv historik siç është “play-off”, në Europa League. Për këtë duel “jetik”, arbitri që do të vendos drejtësi, i përcaktuar nga UEFA është bullgari Georgi Kabakov.

Sa i takon Dinamos që pret letonezët në “Elbasan Arena”, drejtësinë në fushë do ta vendosë greku Christos Vergetis. Për ekipin e Ilir Dajës ekziston vetëm një “rrugë”. Fitorja me të njëjtin marsh sikurse ndodhi ndaj Aluminij.

ARBITRAT E NDESHJES

EGNATIA – SHAMROCK ROVERS / EUROPA LEAGUE, ORA 21:00

Kryesori: Georgi Kabakov

Ndihmësit e tij: Martin Margaritov, Martin Venev 

Arbitër i katërt: Kristiyan Kolev 

VAR: Dragomir Draganov

AVAR: Dimitar Dimitrov 

 

DINAMO – AUDA / CONFERENCE LEAGUE, ORA 21:00

Kryesori: Christos Vergetis 

Ndihmësit e tij: Andreas Fotopoulos, Konstantinos Staikos 

Arbitër katërt: Dimitrios Moschou

VAR: Athanasios Tzilos 

AVAR: Konstantinos Poulikidis 

Poll

Lexo gjithashtu