Vora barazoi me Elbasanin, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”, për llogari të javës së 6-të në “Abissnet Superiore”. Ndeshja përfundoi 1-1, ndërsa pas këtij dueli foli trajneri i vorakëve, Arjan Bellai.
“Ne erdhëm të përgatitur për ndeshje. Sado kishim dy mungesa kryesore. Nuk ka diferenca dhe ndryshime. Ishte një ndeshje që edhe ata kishte raste dhe ne kishim raste dhe besoj aty do të caktohej fituesi. I kishimn marrë masat dhe tek rasti i golit, mund të shënonte Elbasanit, mund të shënonim dhe ne. Jam i kënaqur me çunat. Duhet të mbajmë shpirtin e garës dhe të mos mërzitemi për rastet që humbëm. Për ne rëndësi ka që të kemi pikët dhe të kemi këtë dëshirë në lojë.
Në pjesën e dytë ishit më të kontrolluar? E kishit përgatitur dhe për barazim? Ne erdhëm në Elbasan që të mos humbasim. Besoj përgatitje tamam. Mbyllëm Bruno Lulaj që bëri disa vertikalizime. Kishim dhënë udhëzime te Pedro që të mbyllte vertikalizimin. E arritëm qëllimin që donim. Kishte mundësi që të bënim më mirë. Ishim disi në panik, duhet të jemi të qetë dhe të dalim te loja jonë. Duhet të shfrytëznim mundësitë, me Karricën dhe Halabakun.
Çfarë i mungon ekipit për të qenë konstant? Çështje përqëndrimi apo kualiteti? Thjesht është çështjee karakteri, kanë, kanë aftësitë për të luajtur futbollit. Është edhe çik mosha dhe vendosja e ekipit. Siç e kishim përgatitur, ashtu ndodhi. Punojmë për këtë anë dhe për anën psikologjike. Ankthi i pikëve nuk na lë të qetë”, tha Bellai.






