Humbja e sotme shënoi pikën kulminante të krizës që po përjeton Vllaznia. 2 gola të pësuar në derbin e veriut përballë Laçit në Kurbin dhe “shija” e fitores që ende mungon ka ngritur “alarmin” në kampin e shkodranëve.
Një ecuri e tillë në kampionat përbën shqetësim serioz, nëse i referohemi edhe edicioneve të kaluara. Vendi i 10-të dhe vetëm dy pikë në total janë shkak që tek Vllaznia të kthehet në pikën zero dhe të reflektojnë mbi problematikat që nuk po e lënë të “ngre kokë”.
Sa i takon pikëve të marra në edicionet e kaluara, e vetmja nisje “tatëpjetë” për Vllazninë përkon me atë të 2023/2024-tës kur skuadra mori vetëm 5 pikë dhe ndodhej në vendin e 5-të. Asokohe, përfundimi ishte një vend në fazën e “Final Four”.
Edhe golat e pësuar japin idenë e një prapavije të krisur. 8 gola të pësuar dhe 5 të shënuar, një disbalancë edhe sa i takon golavarazhit.






