Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Analizë Superiore” / Java e dytë prodhoi një panoramën e qartë për identitetin e ri të 10 skuadrave

Shkruar nga NEWSPORT
“Analizë Superiore” / Java e dytë prodhoi një
Analizë Superiore

Java e dytë e “Abissnet Superiore” prodhoi një panoramë më të qartë për identitetin e ri të 10 skuadrave që garojnë këtë edicion në elitën e futbollit shqiptar.

“Analizë Superiore” kaloi në skaner pesë takimet që u luajtën mes të shtunës, të dielës dhe të hënës. Nën drejtimin e Jurgen Zelës dhe videoanalistit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Xhoen Tugut, u soll një këndvështrim tjetër mbi vendosjen e skuadrave dhe menaxhimin e lojës nga ekipet në momente të caktuara të sfidave.

Barazimi 1-1 mes Elbasanit dhe Vllaznisë, suksesi i Laçit në transfertën ndaj Partizanit, triumfi me përmbysje i Teutës ndaj Tiranës, fitorja e Egnatias po me përmbysje ndaj Vorës dhe beteja e vendosur ne limite mes Dinamo City-t dhe Skënderbeut u analizuan hap pas hapi.

Situatat më të veçanta të ndeshjeve, analiza taktike e ilustruar edhe me vendosjet grafike të secilës sfidë, u vunë në fokus, duke ndihmuar tifozët të krijojnë një ide më të qartë për atë çka prodhoi java e dytë e “Abissnet Superiore”.

Emisioni “Analizë Superiore” do të transmetohet çdo të javë në FSHF TV, duke sjellë analizë profesionale, statistika dhe interpretim taktik të ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Poll

Lexo gjithashtu