Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“8 gola në 4 ndeshje s’është shenjë e mirë”, tifozët kërkesë presidencës së Partizanit për të shmangur më të keqen

Shkruar nga NEWSPORT
“8 gola në 4 ndeshje s’është shenjë e
Partizani

Në 4 javë të luajtura, Partizani i drejtuar nga Florin Bratu numëron vetëm 4 pikë, ndërsa dje u mposhtën 2 – 4 në derbi kundër Dinamos. Përtej rezultateve të luhatshme, një tjetër problem i madh te “Demat e Kuq” është edhe prapavija.

Në këtë segment javësh të zhvilluara, pa u luajtur ende Elbasani – Egnatia, Partizani ka mbrojtjen e dytë me të keqe në Superiore pas 4 javësh, 8 gola të pranuar.

Në postimin e klubit të kuq, pas disfatës me Dinamon, bie në sy komenti i tifozëve që i kërkojnë presidencës përforcime në repartin defensive, ndërsa shkruajnë:

“Mbrojtja ka nevojë për përmirësim. 8 gola në 4 ndeshje s’ësht shenjë e mirë”. Sfida e radhës për Partizanin do të jetë më datën 20 shtator karshi Egnatias, transfertë, ndërsa me këtë ritëm, rrezikohet shumë për vazhdimësin dhe fatet e sezonit.

“8 gola në 4 ndeshje s’është shenjë e
Komentet në postimin e klubit të Partizanit


   

 

Poll

Lexo gjithashtu