Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sonte derbi i jugut, Skënderbeu i Julian Ahmatajt përballet me pretendentët e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Sonte derbi i jugut, Skënderbeu i Julian Ahmatajt përballet me
Skënderbeu

Ditën e sotme, Skënderbeu do të përballet me Pogradecin, në kuadër të sfidës miqësore që vlen shumë për përgatitjen e skuadrës korçare, një javë para nisjes së “Abissnet Superiore”, më 22 gusht.

Takimi do të luhet në stadiumin “Pogradeci” dhe do të nisë prej orës 17:30. “Ujqërit e Dëborës”, vijnë me një merkato të “kopsitur” dhe ajo çfarë shërben më shumë për trajnerin Julian Ahmatajn është formacioni që do të fiksojë, në këtë përballje dhe për ndeshjet e kampionatit.

Në krahun tjetër, liqenorët të cilët kanë sistemuar thuajse gjithçka, ndërsa në raport me merkaton vijojnë ende lëvizjet në hyrje, kanë më shumë kohë në dispozicon për të përgatitur sezonin e ri në Kategorinë e Parë që starton më 5 shtator.

Për “djemtë” e trajnerit Emiljano Çela, kjo sfidë përkon me vazhdimësinë e fazës përgatitore që po ndiqet rigorozisht, pasi në “orbitën” e tyre qëndron ende misioni i ngjitjes në Superiore, diçka që nuk u arrit dot në 2 sezonet e fundit.

Poll

Lexo gjithashtu