Ndarja nga jeta e legjendës librazhdiote në futboll, Besnik Çota në moshën 56-vjeçare ka “tronditur” mbarë opinionin spotiv në Shqipëri.
Edhe pse Çota kishte kohë që luftonte me një sëmundje të rëndë, ai nuk ia doli dot, duke mbyllur sytë përgjithmonë të mërkurën në mbrëmje. Për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-kapitenit dhe ish-trajnerit të Sopotit, ka reaguar edhe vetë klubi librazhdiot.
“Lamtumirë Bes Çota! Një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave për Sopotin, trajner i shumë brezave që u rrritën me atë fanelë, njeriu që i dha aq shumë Klubit të Futbollit Sopoti u shua sot pas një beteje të gjatë shëndetësore.
Për Besën Sopoti ishte familja e tij. Sopoti dhe qyteti i Librazhdit do të jenë borxhli gjithmonë për atë që i dhe futbollit. Ngushëllime djemve të tij, Noelit, Leos dhe gjithë familjarve!
“Come te, nessuno mai”. Askush nuk do të jetë si ti, kurrë! Do të mbetesh përgjithmonë në zemrat tona”, postimi i klubit të Sopotit në rrjetet sociale.






