Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Prezantohet drejtori i ri i Arbitrimit, Gonzalez Vazquez merr vendin e të larguarit Jareci

Shkruar nga NEWSPORT
Prezantohet drejtori i ri i Arbitrimit, Gonzalez Vazquez merr vendin e të
Bernardino Gonzalez Vazquez, drejtori i ri i arbitrave

Është prezantuar brenda ambienteve të “Shtëpisë së Futbollit” drejtori i ri i arbitrimit. Bernardino Gonzalez Vazquez do të marrë vendin e Sokol Jarencit, për të cilin u njoftua një ditë më parë largimi i tij.

“Arbitrimi është një pjesë e rëndësishme e futbollit. Një kampionat cilësor nuk kërkohn vetëm lojtar dhe trajner të mirë, por edhe arbitra të mirë, të pavarur zoti Gonzalez Vasquez sjell një eksperiencë të gjatë. Ka qenë arbitër në La Liga. Ndërkombëtar i FIFA-s. Ka zhvilluar ndeshje të niveleve të larta dhe kompeticionet europiane.

Doja të theksoja këtë, veçanërisht e bënë të vlefshëm në eksperiencën e futbollit shqiptar. Ka mbajtur pozicione të rëndësishme të sektorit të arbitrimit në Spanjë dhe do të shtoja që eksperienca e tij është ajo që ne kërkojmë në arbitrimin në Shqipëri. 

Ka qenë zv. president i komitetit teknik i Federatës Spanjolle. Observues në La Liga dhe ndeshjet europiane. Të uroj mirëseardhjen dhe jam i bindur që eksperienca juaj, me profesionalizmin e arbitrave shqiptar do të bëjë që të hedhim një hap të rëndësishëm përpara. Në emër në FSHF dhe presidentit Duka, ju uroj mirëseardhjen dhe suksese". 

Poll

Lexo gjithashtu