Partizani
Pogradeci dhe Partizani do të përballen këtë të premte, në kuadër të një ndeshje miqësore. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Pogradecit, do të nisë në orën 10:30.
“Liqenorët” kërkojnë një rezultat pozitiv, për vetë faktin e frymës pozitive. Në krahun tjetër, pas triumfit ndaj Skënderbeut, Florin Bratu dëshiron vazhdimësinë me të kuqtë e tij.
Merkato e Pogradecit ka qenë për notën “10” deri më tani, ndërsa është konfirmuar përsëri si pretendente për t’u ngjitur në elitë. Në krahun tjetër, Partizani ka filluar të “lëvizë gurët”, duke plotësuar disa dëshira të trajnerit rumun.
InstaStory i Pogradecit
Poll






