Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ngjarje e rëndë në Shkodër! Tentativë vrasje mes kalçetos, Policia në ndjekje të autorit

Shkruar nga NEWSPORT
Ngjarje e rëndë në Shkodër! Tentativë vrasje mes
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar më datën 11 tetor në Shkodër. Shtetasi K. F., 25 vjeç, i ka drejtuar armën shtetasit J. U., 27 vjeç, me qëllimin e vrasjes, brenda kalçetos (fushë futbolli me përmasa të vogla).

Në bazë të informacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës, dyshohet se agresori është futur në kalçeto dhe i ka drejtuar armën shtetasit me inicialet J. U.

Në rastin e mësipërm, ndaj autorit me inicialet K. F. rëndojnë dy vepra penale, “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Deri tani, autori është në kërkim, ndërsa janë vënë në lëvizje institucionet përkatëse për gjetjen dhe kapjen e 25-vjeçarit.

Lexo gjithashtu