Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga Partizani te milionat e Arabisë, drejtori i kryeqytetasve po bën “namin” në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Partizani te milionat e Arabisë, drejtori i kryeqytetasve po bën
Olsi Rama

Olsi Rama, i cili mban pozitën e drejtorit të përgjithshëm te klubi i Partizanit, ka marrë profilin e një menaxheri të mirëfilltë në tregun e transferimeve.

Në postimin e fundit në rrjetet sociale, Rama tregon se ishte mes “arkitektëve” në transferimin e mbrojtësit të Kombëtares, Berat Gjimshit nga Atalanta drejt Al-Diriyah.

“I lumtur që isha pjesë e kalimit të kapitenit të Kombëtares sonë nga Atalanta BC tek Diriyah Club në Saudi Pro League. Falëminderit menaxherëve të tjerë që kontribuan në këtë transferim dhe suksese Beratit në këtë aventurë të re”, postimi i Olsi Ramës.

Për lëvizjen e Gjimshiti në Arabi, thuhet se kapiteni i Shqipërisë do të përfitojë pagë të majme, madje më të lartën nga futbollistët e Kombëtares.

      

Poll

Lexo gjithashtu