Sokol Kushta, logoja e Partizanit dhe Skënder Gega
Në një “story” të radhës në rrjetet sociale nga ish-trajneri i Partizanit, Skëdner Gega, ai evidentohet i ulur pranë dy legjendave të tjera të “Demave të Kuq”, Sokol Kushta dhe Sokol Haxhia.
Të tre këta protagonistë, kanë lënë gjurmë te kryeqytetasit, ndonëse jo me të njëjtin intesitet. Haxhia është formuar te Partizani dhe rezulton pjesë e moshave te “Demat e Kuq”, para se të largohej nga Shqipëria.
Gega dhe Kushta kanë qenë në të njëjtin ekip, ku klubi i kuq fitoi kampionatin, edicioni 1986-1987. Në “shtrirje të gjerë”, Kushta nuk do të harrohet për golin kundër Barcelonës me Flamurtarin, kurse Skënder Gega ia ka dalë të fitoi edhe titullin kampion me Partizanin si trajner.
Sokol Kushta, Skënder Gega dhe Sokol Haxhia
Poll






