Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare pas sëmundjes së rëndë, presidenti Duka me mesazhin prekës për Noelin: Luftoi me kurajo për të jetuar

Shkruar nga NEWSPORT
Ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare pas sëmundjes
Noel Cura dhe Armand Duka

Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me ndarjen nga jeta në moshën 15-vjeçare të Noel Curës.

Me dhimbje të madhe, kreu i FSHF-së shprehet me keqardhje për këtë lajm të rëndë, duke shtuar se futbolli shqiptar dhe të gjithë ata që e duan këtë sport, kanë humbur një fëmijë që kishte ende shumë ëndrra për të jetuar.

Në fund, Duka u shprehu ngushëllimet më të sinqerta drejt familjes Cura, të afërmve, trajnerëve dhe gjithë familjes FK Apolonia.

Noeli ishte duke luftuar një betejë të gjatë me një sëmundje të rëndë dhe për fat të keq, nuk ia doli ta fitojë, duke lënë pas dhimbje dhe lotë tek dashamirët dhe i gjithë komuniteti sportiv.

POSTIMI:

Sot futbolli shqiptar dhe të gjithë ne që e duam atë kemi humbur një fëmijë që kishte ende shumë ëndrra për të jetuar.

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Noel Curës, vetëm 15 vjeç, pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me sëmundjen.

Noeli kishte ëndrrën e bukur për t’u bërë një futbollist i madh dhe e kishte nisur rrugëtimin e tij me Akademinë e FK Apolonia. Ai luftoi me kurajo dhe, së bashku me familjen e tij, nuk e humbi shpresën deri në fund.

Ndarja e tij e parakohshme është një humbje e rëndë për familjen, miqtë dhe mbarë komunitetin e futbollit shqiptar.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Cura, të afërmve, shokëve, trajnerëve dhe gjithë familjes së FK Apolonia.

U prehsh në paqe, Noel!

Poll

Lexo gjithashtu