Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Mos abuzoni me pushtetin e uniformës, sepse…”! Lideri i Vllaznisë “shkund Qeverinë” dhe e drejton “gishtin” nga dhuna e policisë

Shkruar nga NEWSPORT
“Mos abuzoni me pushtetin e uniformës, sepse…”! Lideri i
Vllaznia

Jemi në ditën e 4-të të protestës së studentëve në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, ndërsa përplasjet mes policisë dhe protestuesve kanë arritur kulmin.

Në jo pak raste, janë publikuar pamje ku forcat e policisë ushtrojnë dhunë, përtej çdo lloj logjike, ndaj protestuesve. Për këtë situatë ka reaguar, përmes rrjeteve sociale, edhe lideri i mbrojtjes në krah te Vllaznia, Erdenis Gurishta.

“Një student që ngre zërin për të drejtat e tij meriton respekt, jo frikësim. Mos harroni: Studentët e sotëm janë e ardhmja e këtij vendi.

Mos abuzoni me pushtetin e uniformës, sepse nuk mund të ndërtohet një Shqipëri më e drejtë duke frikësuar ata që kërkojnë drejtësi. Si mund të ketë qetësi aty ku njerëzit humbasin shpresën? Shqipëria nuk është prona e askujt”, shkruan Gurishta.

“Mos abuzoni me pushtetin e uniformës, sepse…”! Lideri i
"Story" i Gurishtës

 

Lexo gjithashtu