Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Merr “jetë” projekti i ri futbollistik, njihuni me klubin që e nis nga Kategoria e Tretë

Shkruar nga NEWSPORT
Merr “jetë” projekti i ri futbollistik, njihuni me klubin
KF Miloti

Nga zero, por me ambicie të mëdha! Kjo është historia e KF Milotit, projektit më të ri futbollistik që pritet t’i bashkohet Kategorisë së Tretë në kampionatin shqiptar.

Nën administrimin e presidentit Daniel Gega, Miloti vjen në futbollin shqiptar me ide të qarta, ndërsa në fushë janë zhvilluar seanca stërvitore dhe ndeshje miqësore, në funksion të fazës përgatitore për kampionati.

IDENTITETI I KLUBIT – Gjithçka është e ndërthurur me përkatësinë dhe historinë e Milotit. Stema është karakteristikë e Urës historike mbi lumin Mat, ndërsa në të përfshihen elemente që përfaqësojnë territorin dhe historinë e zonës.

ÇFARË SYNONN MILOTI -  Udhëheqësit e këtij projekti futbollistik e kanë me prioritet ndërtimin  e një strukture të qëndrueshme dhe të investojë në zhvillimin e futbollit në zonë, për t’u dhënë një shans edhe të rinjve.

7 GUSHTI, DITË E SHËNUAR QË NIS NJË KAPITULL HISTORIK -  Në këtë datë, u themelua pikërisht KF Miloti, ndërsa rruga i është “shtruar” për të vënë “themelet” e një projekti me ambicie dhe strategji për të ecur përpara. Ky sezon do të jetë i pari për Milotin, ndërsa projekti do të marrë formën e plotë hap pas hapi.

NJOFTIMI I PLOTË:

KF Miloti, një projekt i ri futbollistik që e nis nga Kategoria e tretë!

KF Miloti është klubi më i ri i futbollit nga Miloti, i themeluar më 7 gusht 2026, me synimin për të ndërtuar një projekt serioz dhe afatgjatë që përfaqëson qytetin e Milotit dhe zonën e Kurbinit në futbollin shqiptar.

Klubi është organizuar si KF MILOTI SHPK dhe në sezonin 2026/27 do të marrë pjesë për herë të parë në Kategorinë e Tretë të kampionatit shqiptar, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

President dhe Administrator i klubit është Daniel G. Gega, ndërsa drejtimi teknik i skuadrës i është besuar trajnerit Shpendi Kumbarçe.

KF Miloti është një projekt i nisur nga zero. Krahas ngritjes së strukturës administrative dhe sportive, është punuar për përzgjedhjen dhe ndërtimin e skuadrës, duke zhvilluar prova me futbollistë të ndryshëm, seanca stërvitore dhe ndeshje miqësore në funksion të përgatitjeve për kampionatin.

Skuadra zhvillon aktivitetin e saj në Kompleksin Sportiv “Loro Boriçi” në Kamëz, ndërsa COHL’S Albania është partneri teknik i KF Milotit për sezonin 2026/27.

Identiteti i klubit është i lidhur ngushtë me Milotin. Në stemën e KF Milotit është përfshirë Ura historike e Milotit mbi lumin Mat, së bashku me elemente që përfaqësojnë territorin dhe historinë e zonës. Ngjyrat kryesore të klubit janë jeshilja, e bardha dhe ari.

Përtej skuadrës së parë, projekti synon që me kalimin e kohës të krijojë një strukturë të qëndrueshme dhe të investojë në zhvillimin e futbollit në zonë, duke krijuar mundësi që në të ardhmen gjithnjë e më shumë të rinj nga Miloti dhe Kurbini të rriten dhe të përfaqësojnë klubin e tyre.

7 gushti 2026 shënon kështu pikënisjen e një historie të re për futbollin në Milot. Sezoni 2026/27 do të jetë sezoni i parë në historinë e KF Milotit dhe fillimi i një projekti që synon të ndërtohet hap pas hapi.

Poll

Lexo gjithashtu