Aventura e mbrojtësit të Kombëtares, Mario Mitaj në Arabinë Saudite te Al-Ittihad mbaroi dhe 22-vjeçari ka firmosur me klubin e Genoa-s, të cilit militojnë në Serie A, elita e futbollit italian.
Një hap i rëndësishëm për anësorin e prapavijës, e ku do të ketë shansin të demostrojë “arsenalin” në një nga ligat më të forta në botë.
Socialisti Taulant Balla, ka bërë postimi të veçantë për Mitaj në rrjetet sociale, duke i thurur elozhe për kaimin në Serie A. “Sapo e urova në telefon Mario Mitajn për kalimin tek ekipi i Genoa në Seria A.
Je një nga talentet më të mirë të futbollit shqiptar dhe kam besim se ky kalim në kampionatin italian do të të kalojë në një nivel tjetër. Mezi presim të të shohim me kombëtaren kuq e zi në fund shtatori”, ka shkruar Balla.






