Kanë përfunduar 4 ndeshjet e para të ditës së sotme, të vlefshme për javën e dytë të Kategorisë së Parë. Në këto përballje, krahas numrit të golave nuk kanë munguar as kartonët e kuq.
Pogradeci i Emiljano Çelës kanë mposhtur Kastriotin, duke fituar me rezultatin e ngushtë 2-1, çfarë përkon dhe me triumfin e parë sezonal të liqenorëve. Të njëjtin sukses kanë marrë dhe Iliria me Besën e Kavajës. Fushëkrujasit mposhtën Kukësin 2-1, ndërsa kavajasit Sopotin në transfertë, “poker” 0-4.
Ia del gjithashtu edhe Korabi që mposht Besëlidhjen po në transfertë, 0-2, duke marrë kështu dhe kryesimin me 6 pikë të plota. Në anën tjetër, Bylisi është ndalur në barazimin pa gola përballë Orikut.
REZULTATET:
Iliria 3 – 1 Kukësi (Mavanga 8', Jakubu 29', Hasani 84'/ Oliveira 64')
Sopoti 0 – 4 Besa e Kavajës (Danaj 2', Prengaj 43', Ruzgis 77', Spahiu 84')
Oriku 1 –1 Bylis (Mezani 88'/ Marku 73')
Besëlidhja 1 – 2 Korabi (Akansase 88'/ Marku 24', Reçi 60')
Pogradeci 2 – 1 Kastrioti (Kambato 16', Shanaj 59'/ Xhixho 45')






