Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lamtumirë "Ujku i Dëborës", tifozeria bardhekuqe në zi për ndarjen nga jeta të tifozit të tyre të zjarrtë

Shkruar nga NEWSPORT
Lamtumirë "Ujku i Dëborës", tifozeria bardhekuqe
Postimi i tifogrupit "Ujqërit e Dëborës"

Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Korçës ku humbi jetën 20-vjeçari, Joan Zuko nuk ka tronditur vetëm opinin publik po edhe atë sportiv.  Tifozteria e Skënderbeut dhe grupi i njohur i ultrasve "Ujqërit e Dëborës" kanë reaguar për ndarjen nga jeta të një prej tifozëve të tyre të flaktë.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale nga vetë faqja e ultrasve, ku theksohet se nuk ka humbur thjesht një tifoz, por një njeri që e jetoi dashurinë për klubin bardhekuq me gjithë shpirt dhe e përjetonte çdo ndeshje si finalen e jetës.

“Sot Skënderbeu dhe gjithë tifozeria 'Ujqërit e Dëborës' humbën një nga tifozët e tyre më të zjarrtë... Zëri yt do të mungojë në tribuna, këngët dhe brohoritjet e tua nuk do të dëgjohen më mes turmës, por pasioni që le pas nuk do të harrohet kurrë”, shkruan tifozeria.

Tifozët kanë shprehur mirënjohjen për mbështetjen e tij të palëkundur në çdo moment, qoftë në ditët e bukura apo në ato të vështira, duke theksuar se Korça ka humbur një zemër bardhekuqe. Grupi i ultrasve është zotuar se do të vazhdojë të këndojë dhe të ngrejë flamurin edhe për të, duke mbajtur gjallë kujtimin e një "Ujku të Dëborës" që do të mbetet përjetësisht pjesë e tribunës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ujqerit e Debores (@ujqerit.e.debores08)

Poll

Lexo gjithashtu