Kampionatin Ndërrajonal
Federata e Futbollit vijon procesin e regjistrimit të ekipeve U-19 për pjesëmarrjen në Kampionatin Ndërrajonal, duke u dhënë klubeve mundësinë të bëhen pjesë e këtij aktiviteti dhe të vijojnë konkurrimin në këtë grupmoshë.
Ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë në kampionat ftohen të përfundojnë procedurat e regjistrimit për të siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Ndërrajonal U-19.
Kampionati përbën një mundësi për klubet që të vijojnë punën me grupmoshat e reja dhe për lojtarët U-19 që të zhvillohen përmes konkurrimit të rregullt.
Për më shumë informacion dhe për procedurat e regjistrimit, ekipet e interesuara mund të kontaktojnë në adresën: [email protected] .






