Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ka fituar titullin me Tiranën dhe Kupën te Vllaznia e Kukësi, mesfushori 34-vjeçar “tremb” rivalët me fizikun e “çmendur”

Shkruar nga NEWSPORT
Ka fituar titullin me Tiranën dhe Kupën te Vllaznia e Kukësi,
Edon Hasani

Pasi mbylli bashkëpunimin me klubin e Besës në Kategorinë e Parë, mesfushori Edon Hasani ende nuk e ka gjetur “strehën” për sezonin e ri, ndërsa po shkon drejt “perëndimit” të karrierës.

Në një “story” të radhës në rrjetet sociale, Hasani tregon momente nga palestra, duke u ushtruar, ndërsa vë në dukje edhe muskujt e barkut, fizik i “çmendur”, marrë në konsideratë edhe moshën.

Shkodrani ka fituar gjithçka në elitën e futbollit shqiptar, titullin kampion me Tiranën e Kukësin, Kupën te Vllaznia e Kukësi. Përsa i takon Superkupës së Shqipërisë, e ka varur në qafë medaljen e kampionit me verilindorët e Kukësit, sezoni 2016-2017.

Ka fituar titullin me Tiranën dhe Kupën te Vllaznia e Kukësi,
"Story" i Edon Hasanit


 

Poll

Lexo gjithashtu