Adrian Bardhi dhe Alban Xhaferi
Veprimi i presidentit të Dinamos, Adrian Bardhi, i cili dhuroi “show” me qesen me para, duke ia hedhur lojtarëve (me rastin e kualifikimit në fazën Play-Off të Conference League), “pushtoi” mediat botërore.
Në një prononcim të fundit, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i ka dalë në krah homologut të tij.
“Këto janë momente gëzimi, janë momente kënaqësie. Unë i di sakrificat që bëjnë presidentët, sepse jam vetë një i tillë. I di sakrificat që bën Ardi (Ardian Bardhi).
Uroj me gjithë zemër që të ecin përpara në Europë dhe të kenë mundësi t’i japin sa më shumë premium ashtu lojtarëve”, fjalët e Alban Xhaferit.
Poll






