Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gati të tregojë klasin në Serie A, Mario Mitaj merr mesazh “special” nga Presidenti Armand Duka

Shkruar nga NEWSPORT
Gati të tregojë klasin në Serie A, Mario Mitaj merr mesazh
Mario Mitaj dhe Armand Duka

Ditën e djeshme, mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj u zyrtarizua te klubi i Genoa-s nga Al-Ittihad. 22-vjeçari do të debutojë në Serie A, një nga 5 ligat më të mira në Europë e më gjerë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka adresaur mesazh tepër special mbrojtësit kuqezi. “Urime Mario Mitajt për hapin e ri në karrierë dhe transferimin te Genoa!

Një tjetër dëshmi se futbolli shqiptar po fiton gjithnjë e më shumë respekt dhe vlerësim në arenën ndërkombëtare. Talenti, puna dhe përkushtimi i futbollistëve tanë po shpërblehen në kampionatet më të forta të Europës. Çdo kuqezi që ngjitet në skena të mëdha frymëzon brezin e ri, lartëson emrin e Shqipërisë dhe na bën të gjithëve krenarë.

Jam i bindur se Mario do ta përfaqësojë me dinjitet futbollin shqiptar edhe në Serie A. Suksese në këtë aventurë të re, Mario! Shqipëria është krenare për ty!”, postimi i Presidentit Duka.

Mario Mitaj vjen me formulë huazimi te Genoa, e shoqëruar me koston e 2 milionë eurove, ndërsa në fund të sezonit do të blihet përfundimisht kartoni i mbrojtësit nga ekipi italian.  

  

 

Poll

Lexo gjithashtu