Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF Sunday League 9×9/ Mbyllet java e parë, skuadrat nisin sezonin e ri me shumë gola dhe rivalitet të ashpër

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF Sunday League 9×9/ Mbyllet java e parë, skuadrat nisin sezonin e
FSHF Sunday League 9×9

Është mbyllur java e parë e kampionatit të futbollit amator FSHF Sunday League 9×9 për sezonin 2026–2027, me ndeshjet e para në të dy grupet, A dhe B, që kanë dhuruar gola, rivalitet dhe rezultate interesante.

Në Grupin A, Dragons, M&D, FC Domja, Albamer, Coca Cola Tepelena dhe Elso e nisën sezonin me fitore, ndërsa përballja mes ATS dhe FC Krypton është shtyrë për një datë tjetër. Takimet e para sollën edhe rezultate me disa gola, ku spikati fitorja 4-2 e Coca Cola Tepelena ndaj FC Anuar Construction.

Edhe në Grupin B nuk munguan emocionet, me Primo MFC, Three Lions 9×9, FC Luminesen, Barrikada dhe Dymbëdhjeta që siguruan tri pikët në ndeshjet e para. FC Luminesen regjistroi fitoren më të thellë të javës, duke triumfuar 6-0 ndaj K.F. Bulqiza 9×9. Dy takime të tjera u mbyllën në barazim, mes FC Implant Swiss dhe Sons 9×9, si dhe Antigonean dhe IMMI.

FSHF Sunday League 9×9/ Mbyllet java e parë, skuadrat nisin sezonin e
rezultatet

Rezultatet – Java e parë

Grupi A
* FC Tigres – Dragons 2-3
* M&D – 111 Complex 3-0
* FC Domja – FC Vibes 3-0
* ATS – FC Krypton (e shtyrë)
* Albamer – North Gate 2-0
* Coca Cola Tepelena – FC Anuar Construction 4-2
* Jata Market – Elso 0-4

Grupi B
* Primo MFC – Matrix FC 2-1
* Legjendat TT – Three Lions 9×9 1-2
* FC Luminesen – K.F. Bulqiza 9×9 6-0
* Vila-L MFC – Barrikada 0-3
* FC Implant Swiss – Sons 9×9 2-2
* Antigonean – IMMI 1-1
* Dymbëdhjeta – FB Passion 3-2

Me ndeshjet e para të përfunduara, FSHF Sunday League 9×9 vijon rrugëtimin e sezonit të ri, duke promovuar futbollin amator dhe duke u ofruar skuadrave pjesëmarrëse mundësinë për të garuar e për të shijuar emocionet e këtij kompeticioni.

Lexo gjithashtu