Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF hap aplikimet për arbitrimi, informacionet e nevojshme në përmbushjen e kritereve

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF hap aplikimet për arbitrimi, informacionet e nevojshme në
Arbitrimi, FSHF

Federata e Futbollit ka hapur aplikimet për Akademinë e Arbitrimit VII, duke u dhënë mundësinë të gjithë të interesuarve që duan të ndjekin rrugën e arbitrimit dhe të bëhen pjesë e brezit të ri të arbitrave në Shqipëri.

Të apasionuarit pas futbollit që dëshirojnë të nisin një rrugëtim të ri në fushën e arbitrimit mund të aplikojnë duke dërguar kërkesën në adresën [email protected] .

Për të mësuar më shumë rreth aplikimit, kërkesave dhe informacionit të nevojshëm për t’u bërë pjesë e Akademisë, aplikantët mund të vizitojnë edhe faqen e FSHF-së “Bëhu Arbiter”, ku janë të publikuara të gjitha të dhënat dhe informacionet që duhet të plotësojnë.

Mos e humb mundësinë për të nisur rrugëtimin drejt arbitrimit! Apliko tani dhe bëhu pjesë e Akademisë së Arbitrimit VII. Ceremonia e fillimit të Akademisë do të zhvillohet më 22 tetor 2026, në orën 15:00, në sallën e konferencave në FSHF.

Poll

Lexo gjithashtu