Pasi e ngjiti Skënderbeun në Superiore, trajneri shqiptar, Ernest Gjoka ka vendosur të bëjë “pauzë të përkohshme” nga roli si “timonier” në futboll. Megjithatë, 56-vjeçari është mjaft aktiv në rrjetet sociale.
“Story” i fundit nga Ernest Gjoka është tepër nostalgjik. Mbështetësit e klubit të Kukësit e kanë përmendur dhe falënderuar Gjokën për arritjen sensacionale në edicionin 2016-2017 në elitën e futbollit shqiptar, titullin me vetëm 1 humbje në 36 javë, statistikë që mbetet ende “tabu”.
Gjoka, këtë postim të mbështetësve të ekipit verilindor, e ka ndarë në “Story”. Në planin personal, Ernest Gjoka si trajner ka fituar gjithçka në Shqipëri, 1 titull kampion, 2 Kupa dhe 1 Superkupë. Po ashtu, ai ia ka dalë të triumfojë edhe me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoni, kampionatin në edicionin 2020-2021.






