Kombëtarja shqiptare e vajzave do të “përplaset” sot ndaj Uellsit, prej orës 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Ky duel është i vlefshëm për fazën Play-Off të Kupës së Botës, ku ekipi ynë kërkon historinë.
Futbollistja që ka rënë më shumë në sy gjatë muajve të fundit nën “urdhrat” e trajnerit Armir Grima është padyshim Fortesa Berisha.
Mesfushorja 23-vjeçare, para 4 vitesh, la Kosovën U19 dhe iu bashkua Kombëtares, ndërsa po bën shumë mirë. Në 2 ndeshjet e fundit me Shqipërinë e vajzave, Berisha numëron 1 gol dhe 1 asist, statistika fantastike për një mesfushore.
Lojtarja në fjalë vështrohet si “xhol” brenda ekipit të Grimës, e cila mund të jetë rrezik konstant për “Dragonjtë” e Uellsit. Përveçse është “dirigjente” në mesfushë, Fortesa Berisha ka “nuhatje” për t’u admiruar edhe në fazën ofensive.






