Luçije Gjini, Albina Rrahmani, Suada Jashari dhe Viona Rexhepi
Federata Shqiptare e Futbollit ka akorduar 4 ish-futbolliste me titullin “Mirënjohja”, pak momente para sfidës që Shqipëria e vajzave po luan në këto çaste me Uellsin, ndeshja e parë e “play off” të Kupës së Botës 2027.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Federata tregon vlerësimin maksimal për kontributin që Luçije Gjini, Albina Rrahmani, Suada Jashari dhe Viona Rexhepi kanë lënë për Kombëtaren.
“Faleminderit për gjithçka që i keni dhënë futbollit shqiptar”, përmbyllë faqja zyrtare e FSHF-së në rrjete sociale, ndërsa krahas ish-futbollisteve, shfaqet presidenti Armand Duka dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv dhe kryetarja e futbollit për vajzat, Anila Basha.
View this post on Instagram






