Shqipëri 0-1 Uells (Rowe 22')
Kombëtarja shqiptare e vajzave është mposhtur nga Uellsi, në ndeshjen e parë të “play off”-it të Kupës së Botës 2027, minimalisht 0-1, në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi”.
Golin e vetëm të kësaj përballje e shënoi Rawel Rowe në minutën e 22-të, ndërsa vajzat kuqezi provuan shanset e tyre për t’u rikthyer në lojë. Mundësinë e “artë” e pati Fortesa Berisha në minutën e 51-të, por shtylla e ndali nga goli i barazimit.
Me këtë rezultat, Shqipëria e vajzave i ka ende “llogaritë” e hapura për duelin e kthimit që do të luhet 4 ditë më vonë. Edhe pse shanset janë ndërlikuar pasi ndeshja vendimtare luhet në transfertë, “vajzat” e Armir Grimës do tentojnë gjithçka për të bërë një mrekulli në Uells, për kualifikimin historik në Kupën e Botës 2027 që mbahet në Brazil.
Kualifikueset e Botërorit 2027: Play-off, akti i parë
Stadiumi: “Loro Boriçi”
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Spahiu; Bajraktari, Hila, Maliqi, Franja, Levenaj, Berisha, Metalla, Krasniqi, Doçi, Berisha. Trajner: Armir Grima.
UELLSI: Middleton – Patel; Morgan, Davies, Evans, Woodham, James, Ingle, Griffiths, Jones, Rowe, Hughes. Trajner: Rhian Wilkinson.
NDESHJA:
90'+5 Mbyllet ndeshja në "Loro Boriçi", Shqipëria 0-1 Uellsi.
90' Akordohen 5 minuta shtesë.
51' Shtylla i mohon festën Berishës, sulmuesja gati sa nuk barazon shifrat në Shkodër.
45' Nis pjesa e dytë.
45'+4 Mbyllet pjesa e parë.
45' Akordohen 4 minuta shtesë.
22' GOL UELLSI! Shënon Rowe.
1' Shkelmohet topi i parë, nis ndeshja mes Shqipërisë dhe Uellsit, akti i parë në "play-off" të Botërorit.






