Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) pritet të financojë ngrirjen e vezëve për futbollistet që dëshirojnë të shtyjnë mëmësinë për shkak të karrierës sportive. Nisma, e zbuluar nga kapitenia e Spanjës dhe ylli i Barcelonës, Alexia Putellas, synon t’u japë lojtareve më shumë mundësi për të balancuar karrierën me jetën familjare.
“Për mua është një hap i madh përpara, sepse federata kupton se po i shërben vendit tënd duke shkuar kundër kohës tënde biologjike. Nuk mund të ndalosh dhe nuk mund të bëhesh nënë, sepse ke nevojë për trupin tënd për të punuar”, u shpreh Putellas.
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) do të bashkëpunojë me një klinikë fertiliteti për të mbuluar kostot e procedurës, ndërsa masa pritet të prezantohet zyrtarisht deri në fund të muajit. Federata thekson se qëllimi nuk është të nxisë shtyrjen e mëmësisë, por t’u ofrojë futbollisteve një alternativë dhe mbështetje nëse vendosin ta shtyjnë atë për arsye profesionale.
“Para mí es un avance enorme porque la federación entiende que estás sirviendo a tu país en contra de tu tiempo biológico", afirmaba Alexia Putellas. La Federación Española ultima un acuerdo para facilitar a las futbolistas de la selección que congelen sus óvulos…
— EL PAÍS (@el_pais) September 1, 2026






