Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Asgjë e lehtë për Uellsin kundër vajzave të Shqipërisë, “specialistët” paralajmërojnë vendaset

Shkruar nga NEWSPORT
Asgjë e lehtë për Uellsin kundër vajzave të
Kombëtarja shqiptare e vajzave

Pavarësisht se Kombëtarja shqiptare e vajzave e humbi ndeshjen e parë në “Loro Boriçi” të Shkodrës kundër Uellsit, rezultati i ngushtë 0 – 1 lë gjithçka të hapur për të besuarat e Armirë Grimës.

“Akti i dytë” dhe final i përballjes për fazën Play-Off të Kupës së Botës 2027 do të luhet sonte në stadiumin “Parc y Scarlets”, me kapacitet maksimal prej 14.870 vendesh.

Nëse i referohemi koeficientëve, edhe pse uellsianet e nisin ndeshjen me epërsinë e sfidës së parë dhe luajnë para publikut të tyre, kuotat janë të njëjta si në sfidën e mbajtur në Shkodër, 1.17 triumfi i Uellsit.

Mbërritja e vajzave shqiptare në një fazë të tillë është historike, por sonte do të luhet gjithçka për gjithçka.

Asgjë e lehtë për Uellsin kundër vajzave të
Koeficientët, ndeshja e sotme
Asgjë e lehtë për Uellsin kundër vajzave të
Koeficientët, ndeshja e parë

 

Lexo gjithashtu