Agim Demrozi dhe Armand Duka
Për presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dita e sotme është e shënuar, pasi feston ditëlindjen. Kreu i institucionit më të rëndësishëm në futbollin vendas, si dhe në detyrën e zëvendëspresidentit të UEFA-s, mbush 64 vjeç.
Klubi i Egnatias, sikurse presidenti i kampionëve të Superiores, Agim Demrozi, i kanë kushtuar një postim special kreut të FSHF-së, ndërsa shkruajnë:
“Gëzuar ditëlindjen, z. Armand Duka! Klubi i Futbollit Egnatia dhe presidenti i klubit, z.Agim Demrozi, i urojnë ditëlindjen Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka.
Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese të mëtejshme në drejtimin dhe zhvillimin e futbollit shqiptar.”
View this post on Instagram






