Është zbardhur ditën e sotme tentativa e dy të rinjve për të mashtruar një qytetar në Tiranë, ku bëhet me dije se pre e mashtrimit gati sa nuk ka rënë kreu i FSHF-së Armand Duka. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të efektivëve të Tiranës, dy të rinjtë janë ndaluar në kohë. Blutë i kanë arrestuar në flagrancë në momentin që 24 vjeçarin Edison Korra dhe Orest Balla, 23 vjeç, siç mund t'i shikoni dhe në foto.
Ndonëse dyshja e sipërpërmendur tentoi që t’i vidhte kreut të FSHF-së shumën e majme me argumentimin për të investuar në kriptovaluta, mësohet se Duka e ka kuptuar menjëherë së bëhej fjalë për tentativë mashtrimi dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
Gjatë komunikimit me dy të rinjtë, Duka u ka thënë atyre se nuk merrej me transaksione të tilla dhe i ka orientuar që të lidheshin me djalin e tij, pasi, sipas tij, ai merrej me këto çështje. Në telefonin që përdornin dy të arrestuarit, mësohet së një agjent i infiltruar i policisë, është prezantuar si djali i Armando Dukës. Agjenti u ka bërë të ditur mashtruesve se paratë nuk mund t’i dërgonte në kriptovaluta, por do t’ua dorëzonte në cash.
Në këto rrethana bëhet me dije se dy autorët janë dakordësuar dhe i kanë kërkuar që paratë t’ua dorëzonte në Elbasan. Për rrjedhojë, Policia ka organizuar operacionin për kapjen e tyre në flagrancë dhe në momentin e dorëzimit të shumës së parave, efektivët kanë ndërhyrë dhe duke vënë në pranga dy të rinjtë.
Sakaq bëhet me dije se njëri prej tyre ka tentuar të largohet me vrap, por arratia e tij uk ka zgjatur për shumë pasi është ndjekur nga pas nga Policia dhe është vënë në pranga.
Referuar hetimeve të deritanishme thuhet se se pas kësaj ngjarjeje fshihet Florian Gjergji, emri i të cilit njihet goxha për blutë.
Florian Gjergji thuhet se prej kohësh është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet, dyshohet se gjithë aktivitetin e bënë nga distanca. Punëson persona që të mashtrojnë qytetarët, dhe ndan fitimin me ta.






