Deputeti socialist, Arkend Balla/ Ndeshja Teuta - Tirana
Deputeti i Qarkut të Durrësit i Partisë Socialiste, Arkend Balla, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, lidhur me ndeshjen Teuta-Tirana, sfidë e mbyllur me rezultatin 3-1 në favor të durrsakëve, për llogari të javës së dytë në “Abissnet Superiore”.
Ajo çfarë vihet re në këtë postim, është ngatërresa që i bën deputeti socialist kësaj përballje, duke i vënë statusin e Klasikes së Shqipërisë.
Kaq ka mjaftuar që komentuesit t’i bëjnë të ditur për këtë “gafë” të bërë, pasi klasikja në të vërtetë është ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës. “Na fikët fare, jeni bërë gazi i botës”, shkruan njëri prej tyre.
Postimi i deputetit socialist, Arkend Balla
Poll






