Mbetet vetëm zyrtarizimi pasi kalimi I Vedat Muriqit nga Fenerbahce te Lazio është thuajse I kryer. Igli Tare ia doli të “rrëmbejë” sulmuesin e Kosovës për 18 milion euro, ndryshe nga kërkesa e Fenerbahces që në fillim kërkoi plot 25 milion euro. Lojtari do të përfitojë 2 milion euro neto në sezon, ndërsa Teuta dhe Besa do përfitojnë nga ky transferim.
Dy klubet shqiptare kanë pasur lojtarin pjesë të tyre kur ai ende nuk kishte mbushur 23 vjeç, duke siguruar një shumë prej afro 360 mijë eurosh për formimin e lojtarit. Teuta do të përfitojë plot 260 mijë euro, ndërsa Besa afo 90 mijë.